RRETH AGJENCISË KOSOVARE PËR KRAHASIM DHE VERIFIKIM TË PRONËS (AKKVP)
Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP) është institucion i pavarur i themeluar sipas Nenit 142 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Ligjit Nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 08/L‑052.
AKKVP-ja ka mandat për të pranuar, krahasuar dhe, përmes Komisionit për Verifikim dhe Vendimmarrje të Pronës (KVVP), për të zgjidhur zbrazësitë dhe mospërputhjet midis dokumenteve kadastrale origjinale të marra në Kosovë nga autoritetet serbe para qershorit 1999 dhe dokumenteve kadastrale aktuale në Republikën e Kosovës, për pronën private, pronën private komerciale dhe pronën e bashkësive fetare.
Gjithashtu, AKKVP pranon, shqyrton dhe përmes KKP -së vendos për kërkesat e parashtruara për njohje ligjore të të drejtave pronësore, të pakontestuara dhe legjitime, mbi pronat e paluajtshme, të bartura përmes transaksioneve joformale para 24 marsit 1999, bartja formale e të cilave është ndaluar nga legjislacioni diskriminues apo për të cilat dokumentet e kërkuara për regjistrim në sistemin kadastral të Kosovës nuk ekzistojnë.
Sipas dispozitave kalimtare të ligjit, AKKVP-ja zbaton vendimet e Komisioneve përkatëse pronësore dhe aktgjykimeve të Apelit të Gjykatës Supreme, të ish-AKP-së dhe DÇPB-së, administron pronat me kërkesën e parashtruesve të suksesshëm të kërkesave dhe zbaton skemën vullnetare të qirasë për pronat nën administrim të AKKVP-së.
AKKVP-ja vepron përmes Zyrës Qendrore në Prishtinë dhe pesë Zyrave Regjionale në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë, Pejë dhe Prizren.
Në kuadër të mandatit të AKKVP-së për të pranuar kërkesa për njohjen dhe formalizimin e të drejtave pronësore të pakontestuara dhe legjitime, të bartura në mënyrë joformale ndërmjet palëve para 24 marsit 1999, si rezultat i një transaksioni joformal, procesi i pranimit të kërkesave ka përfunduar më 26 janar 2026.
AKKVP-ja mirëpret dhe inkurajon bashkëpunimin dhe koordinimin nga të gjithë, pasi kjo detyrë që i është dhënë AKKVP-së meriton dhe kërkon kontributin e të gjithëve për t’u zbatuar me sukses.
Bordi Mbikëqyrës i AKKVP
Bordi Mbikëqyrës është organ i pavarur i Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP), i cili mbikëqyr punën strategjike dhe administrative të Agjencisë dhe ofron udhëzime për politikat dhe orientimin e përgjithshëm.
Bordi nuk merr pjesë në procesin e vendimmarrjes për rastet individuale, të cilat vendosen nga Komisionet e AKKVP-së.
Bordi përbëhet nga pesë (5) anëtarë: dy (2) nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me propozim të Kryeministrit, ndërsa tre (3) nga Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian.
Sekretaria Ekzekutive përfaqësohet para Bordit nga Drejtori/ja i/e saj dhe siguron mbështetje administrative për punën e Bordit.
Bordi Mbikëqyrës
Z. Hamit Basholli
Kryesues i Bordit Mbikëqyrës
Anëtar i Bordit Mbikëqyrës
Znj. Danijela Barišić
Ambasadore e Kroacisë
Anëtare e Bordit Mbikëqyrës
Znj. Emily Rakhorst
Ambasadore e Sllovenisë
Anëtare e Bordit Mbikëqyrës
Z. Jarmo Feliks Helppikangas
Shef i Seksionit për Sundimin e Ligjit dhe të Drejtat e Njeriut në Zyrën e PPBE-së në Kosovë
Anëtar i Bordit Mbikëqyrës
Znj. Selvete Gagica
Anëtare e Bordit Mbikëqyrës
Anëtare e Bordit Mbikëqyrës