Komisioneret
KKP është emëruar nga PSBE-ja. Kryetare dhe anëtare e KKP-së është znj. Violeta Demaj
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka emëruar Znj. Meleq Behxheti anëtare të Komisionit për Kërkesa Pronësore (KKP), me mandate tre (3) vjeçar.
Të bashëkangjitur keni vendimin për Meleqe Behxheti
Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP) është institucion i pavarur publik i themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, me mandat për të krahasuar dhe verifikuar dokumentet pronësore që ndodhen në Republikën e Serbisë me regjistrat aktualë kadastralë të Kosovës.
Komisionet e AKKVP, Komisioni për Verifikim dhe Vendimmarrje për Pronën (KVVP) Komisioni për Kërkesa Pronësore (KKP), janë organe të pavarura të mandatuara për të shqyrtuar dhe vendosur kërkesat pronësore në përputhje me ligjin dhe mandatet e Agjencisë.
KVVP shqyrton dhe zgjidh dallimet dhe mospërputhjet midis dokumenteve kadastrale origjinale të marra nga autoritetet serbe para qershorit 1999 dhe dokumenteve aktuale në Kosovë, për pronën private, pronën private komerciale dhe pronën private të bashkësive fetare.
KVVP përbëhet nga pesë (5) anëtarë: dy emërohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës pas propozimit nga Kryetari i Gjykatës Supreme, ndërsa tre, përfshirë një përfaqësues të komuniteteve jo shumicë, emërohen nga PSBE. Kryesuesi zgjedhet nga vetë anëtarët e KVVP-së.
Anëtarët e KVVP-së:
……..
KKP shqyrton dhe vendos për kërkesat për njohjen ligjore të të drejtave pronësore, të pakontestuara dhe legjitime, mbi pronat e paluajtshme të bartura përmes transaksioneve joformale para 24 marsit 1999, kur regjistrimi formal ishte i pamundur për shkak të legjislacionit diskriminues ose mungesës së dokumenteve.
KKP trajton edhe kërkesat për pronën private, përfshirë pronën bujqësore dhe komerciale, të trashëguara nga mandatet paraardhëse (DÇPB dhe AKP) të AKKVP-së, deri në vendosjen e të gjitha kërkesave.
KKP përbëhet nga tre (3) anëtarë: një anëtar emërohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës pas propozimit nga Kryetari i Gjykatës Supreme, ndërsa dy anëtarët ndërkombëtarë emërohen nga PSBE.
Anëtarët e KKP-së:
Znj. Violeta Demaj – Kryetare
Znj. Meleq Behxheti – Anëtare
Z. Mats Persson – Anëtar