AKKVP ka mbajtur me sukses trajnimin për koordinimin e mekanizmave të verifikimit në trajtimin dhe shqyrtimin e kërkesave për njohje ligjore dhe formalizim të së drejtës pronësore.
Procesi i verifikimit, si element kyç në trajtimin dhe shqyrtimin e kërkesave, u adresua përmes analizimit të procedurave ekzistuese, me synim forcimin e koordinimit ndërmjet mekanizmave përkatës dhe përcaktimin e hapave konkretë për një verifikim dhe përpunim sa më efikas, të unifikuar dhe transparent.
Përmes këtij trajnimi, AKKVP synon që pas procesit të vendimmarrjes nga Komisioni, vendimet të jenë të plota, të sakta dhe të bazuara në prova të qëndrueshme, në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi.
AKKVP mbetet e përkushtuar në ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve profesionale me qëllim përmbushjen e përgjegjësive ligjore dhe institucionale në trajtimin e rasteve.