KPCVA

31.12.2025

Viti 2025 shënoi rezultate të rëndësishme për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP) në funksion të forcimit të sigurisë juridike të së drejtës pronësore në Republikën e Kosovës.

Gjatë këtij viti, AKKVP realizoi një fushatë gjithëpërfshirëse informuese në nivel vendi, duke shpërndarë mbi 100,000 fletushka dhe 50,000 afishe, si dhe duke informuar qytetarët për procedurat e njohjes dhe formalizimit të pronës.

  • Janë pranuar mbi 15,000 kërkesa për formalizim të pronës
  • Janë publikuar mbi 800 njoftime në përputhje me ligjin
  • Janë liruar 41 prona, prej të cilave 32 prona janë kthyer pronarëve ligjorë në veri të Mitrovicës
  • Mbi 25,000 inspektime janë realizuar për administrimin e 11,000+ pronave
  • Ristrukturimi dhe sistematizimi i vendeve të punës është realizuar për herë të parë që nga viti 2010 dhe është përmbyllur me sukses, duke përfshirë një staf prej rreth 200 zyrtarësh.

Këto arritje dëshmojnë përkushtimin institucional të AKKVP-së në zbatimin e mandatit ligjor, transparencën dhe shërbimin ndaj qytetarëve.

Në këtë kontekst, Drejtoresha Ekzekutive e AKKVP-së, znj. Afërdita Beka-Arifaj, falënderon stafin e Agjencisë për angazhimin e vazhdueshëm, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë në shërbim të qytetarëve dhe forcimit të sigurisë juridike të pronës.

 

Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP) është institucion i pavarur publik i themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, me mandat për të krahasuar dhe verifikuar dokumentet pronësore që ndodhen në Republikën e Serbisë me regjistrat aktualë kadastralë të Kosovës.

Kontakti

+383 (0)38 249-918 | + 383 (0) 38 249 919

kpcva.mailbox@rks-gov.net

Rr.Bill Klinton, Lakrishte, Kompleksi Donika 2, 10000 Prishtinë, Kosovë.